Edhe në Gostivar të premten do të protestohet

Nismës së gastronomëve, këngëtarëve , muzicientëve, fotografëve dhe sektorëve të tjerë që lidhen me organizimin e ahengjeve familjare për protestë shkaku se gati një vit janë pa protokolle (CoVid), do tu bashkohen edhe gastronomët, këngëtarët , muzicientët dhe fotografët nga rajoni i Gostivarit, njofton Gostivari Sot
“Të nderuar gastronom, këngëtar , muzicient, fotograf etj, ditën e premte ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë paqësore me qëllim që të shprehim paknaqësitë tona dhe të solidarizohemi me kolegët tanë, të cilët gati një vit janë pa protokolle (covid)”, qëndon në njoftimin e bërë publik nga këngëtarja Saranda Imeri.
Protesta do të mbahet të premten (19.02.2021), në ora 14:00 në qendër të qytetit. Gostivari Sot