E mbuluar me insekte, gjendet në pyll foshnja e sapolindur

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2021 11:03

E mbuluar me insekte, gjendet në pyll foshnja e sapolindur

Një fëmijë i sapolindur është gjetur e gjallë në një pyll në Tajlandë me insekte që zvarriteshin nëpër gjithë trupin e saj. Vogëlushja u zbulua nga fshatarët, të cilët e gjetën pas dy ditësh që kishte qenë atje ndërsa ishte e mbuluar në shenja gërvishtjesh e të nxira.

Foshnja ishte tërësisht e zhveshur dhe e shtrirë në tokë mbi disa gjethe nga pema e bananes. Fshatarët e pastruan fëmijën për të kontrolluar nëse kishte lëndime dhe u kujdesën për të derisa mbërriti një grup me mjekë e infermierë.

Në spital, vogëlushja u trajtua për dehidratim dhe u mbajt nën vëzhgim, por fatmirësisht nuk janë konstatuar probleme shëndetësore dhe gjendja e saj duket mjaft e mirë. Ndërkohë hetimet kanë nisur për të gjetur mamanë e foshnjes dhe do të kërkohet fillimisht për një grua që ka qenë shtatzënë. Nëna e saj do të marrë një dënim të rëndë pasi fëmija mund të kishte vdekur.

Ngjarja është përshkruar si një mrekulli duke qenë se vajza mbijetoi në një zonë me kafshë të egra e të rrezikshme, gjarpërinj dhe temperatura mbi 35 gradë Celsius./tvklan.al

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2021 11:03