Dy këmbësorë nga Gostivari, aksidentohen në Tetovë

Dje (18-nëntor) rreth orës 18 e 50 minuta, në rrugën ,,Blagoja Toska,, në Tetovë, një veturë e panjohur e cila menjëherë është largua nga vendi i
ngjarjes, ka aksidentuar dy këmbësorët A.D. (43) dhe T.S. (45) të dy nga Gostivari. Këmbësorët e lënduar janë transferuar në Spitalin Klinik Tetovë për ndihmë mjekësore.
Është kryer inspektimi dhe po merren masa për gjetjen e automjetit, pjesëmarrës në këtë aksident trafiku. FLAKA.MK