Dukuria e grabitjeve në qendrat turistike të Mavrovës dhe Kodrës së Diellit, Policia me apel!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 12:57

Dukuria e grabitjeve në qendrat turistike të Mavrovës dhe Kodrës së Diellit, Policia me apel!

Në qendrat turistike dimërore të Mavrovës dhe Kodrës së Diellit, sidomos në fundjavë është shtuar
numri i mysafirëve dhe vizitorëve, të cilët zakonisht vijnë me veturat e tyre.

“Sektori i Punëve të Brendshme- Tetovë edhe një herë apelon pronarët e automjeteve që t’i kyçin dhe të mos lënë sende me vlerë, çanta, kuleta, celularë, laptopë, syze dielli dhe gjëra të tjera në sedilje të automjeteve. Sepse objekte të tilla janë shpesh një objektiv tërheqës për hajdutët që arrijnë qëllimin e tyre duke dëmtuar apo thyer xhamin”, apeluan nga Policia.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të kenë pajisje dimërore, që është obligim ligjor i tyre deri më 15
mars të këtij viti. Gjithashtu, atyre u rrikujtohet nevoja që të mos i lënë automjetet e tyre ku të arijnë dhe në këtë mënyrë të pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesmarrësve të tjerë të trafikut, por vetëm në vendet e caktuara në këto dy qendra.

SPB Tetovë apelon pronarët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e zyrtarëve policorë që rregullojnë trafikun në këto destinacione në baza ditore, për të evituar, përkatësisht për të parandaluar shqetësimet e mundshme të mëdha me pasoja të padëshiruara. GS MEDIA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 12:57