Duhet ta hani çdo ditë, ky mëngjes konsiderohet si më i shëndetshmi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 21:05

Duhet ta hani çdo ditë, ky mëngjes konsiderohet si më i shëndetshmi

Vezët janë ushqimi më i shëndetshëm që mund të përgatisni për fëmijët tuaj në mëngjes. Një studim që përfshinte zakonet e të ngrënit të 48 fëmijëve nën 10 vjeç, tregoi se ata që hanë vezë në mëngjes konsumojnë 70 kalori më pak për drekë sesa ata që, për shembull, hanë tërshërë për mëngjes.

Nutricionistët nuk u habitën që vezët rezultuan zgjidhja më e mirë për mëngjesin e një fëmije. Ajo që ata nuk mund të shpjegonin ishte se fëmijët nuk ndiheshin më të ngopur sepse hanin vezë dhe jo, për shembull, qumësht apo bollgur. Nëse do ta bënin, kjo do të shpjegonte pse hanin më pak për drekë.

“Prisnim që ata të hanin më pak për drekë, sepse ndihen jashtëzakonisht të ngopur, pasi kanë ngrënë një mëngjes të pasur me proteina. Megjithatë, nuk ishte kështu”, thanë ata. Ky hulumtim është i fokusuar në gjetjen e ushqimeve që ulin urinë e fëmijëve duke i ndihmuar ata të reduktojnë marrjen e kalorive./A2CNN

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 21:05

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...