Drejtori Bexheti vizitoi zyrat e renovuara të filialit në Gostivar
Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Dritan Bexheti ka përuruar zyrat e reja të renovuara të filialit në Gostivar.
“Vizitat në filialet e tjera do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Do të përpiqem që të gjithë punonjësit të ndihen komod në ambientet e tyre të punës ku kalojnë ditën, duke kontribuar në suksesin e institucionit por edhe në shërbimin korrekt ndaj qytetarëve tanë”, tha drejtori Bexheti përcjellë Top24.
Punonjësit falënderuan drejtorin për vizitën, vëmendjen dhe angazhimin e tij gjatë udhëheqjes së tij me institucionin sidhe për investimin e munguar në këtë qendër.