Drejtori Asani: Kemi angazhuar 4 ekspertë të jashtëm të cilët operojnë dhe njëkohësisht trajnojnë  stafin tonë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Dhjetor, 2022 11:44

Drejtori <strong>Asani:</strong> Kemi angazhuar 4 ekspertë të jashtëm të cilët operojnë dhe njëkohësisht trajnojnë  stafin tonë

Drejtori i Klinikësn Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup, Elmedin Asani në intervistën për Agjencinë e lajmeve Flaka bënë të ditur që trajnimi dhe mbajtja në trendin botëror të kirurgëve të Klinikës që drejton është prioritet, dhe se për momentin janë të angazhuar 4 ekspertë të jashtëm të cilët operojnë dhe njëkohësisht trajnojnë stafin mjekësor. Pas një kohe të caktuar stafi do të çertifikohet nga ata dhe në këtë drejtim mëvetsohet në çdo modul dhe segment. Për vitin që vjen, shton Asani, planifikohet që të angazhohen edhe 3 ekspertë të tjerë. Asani thotë që me këto trajnime do të mbulohet çdo modul i klinikës me operime dhe me trajnime. Me këtë, shprehet ai, do të kemi mundësit që të konkurojmë me klinikat më prestigjioze të rajonit

Intervistoi: Driton Zenku

FLAKA: Jemi në përmbyllje të vitit 2022. Po drejtoni me Klinikën Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve, një nga klinikat më të rëndësishme në Qendrën Klinike Nëna Tereze në Shkup. Viti 2022 u karakterizua me krizën ekonomike dhe energjetike. A kanë ndikuar këto rrethana në punën e institucionit që drejtoni?

ELMEDIN ASANI: Si në çdo institucion tjetër edhe ne u ballafaquam me krizën ekonomike, ka ritje të cmimeve në pajisje, medikamente, u trefishuan kostot energjetike dhe si pasojë tangojmë  në investime tjera siç jan trajnimet jashtë vendi, hapësirat e reja. Por mbi të gjitha kemi shërbyer pacientët tan në nivel të lart, vlen të theksoj se nga 1 Janar 2022 deri  tani jan pranuar dhe trajtuar  në Klinkë 5116 pacient nga të cilët jan operuar 1843.

FLAKA: Shpeshherë në lajme klinikat e Qendrës Klinike përmenden për mungesa medikamentesh, terapish, mungesa hapsniore, e tjerë. Përballeni ju me këto telashe?

ELMEDIN ASANI: Në ISHP Klinika Universitare e Kirurgjisë së Fëmijëve nuk përballemi me këtë lloj mungese, ka specifika tjera kirurgjia e fëmijeve, të qëndruarit ne hap me inovacionet e reja te teknikës dhe pajisjeve, ku me sukses disa segmente i kemi mbuluar dhe jemi në rrugë të duhur.

FLAKA: Keni mungesë të kuadrit mjekësor dhe teknik? 

ELMEDIN ASANI: Pasi jemi i vetmi institucion shtetror i kësaj lëmije në  nivel repulikan ,normal dhe volumi i shërbimeve është gjithnji në ritje dhe nevojat për tu adaptuar në kuadro dhe pajisje teknike jan te domosdoshme dhe po përpiqemi të jemi në një standart të knaqshëm,nga gjithësej të punësuar stafi medicinal është në nivel të lart pasi ka profesor , docent, specialist….

FLAKA: Na flisni për nivelin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion të shëndetit publik?

ELMEDIN ASANI: Në bashkëpunim me Agjensionin e zbatimit të gjuhës, kam punësuar përkthyes të çertifikuar nga i njejti agjension dhe çdo dokument është në dy gjuhë, por ngel që edhe pjesa e “Termini im” të  rregullohet në dy gjuhë ( nuk është në kompetencë të klinikës termini im )

FLAKA: Keni arritur përqindje të kënaqme sa i përket përfaqësimit adekuat të etnive në Klinikën tuaj?

ELMEDIN ASANI: Fal vizionit, angazhimit dhe  vendimet që i ka marrë  lideri Ali Ahmeti, tash po i shfrytëzojn të gjithë qytetarët e vendit ton, si pasojë e këtyre vendimeve për herë të parë  ka drejtor shqiptar në këtë Klinikë Univerzitare.

FLAKA: A po penalizohen investimet nëpër klinikat ekzistuese nga paralajmërimet e vazhdueshme për ndërtimin e qendrës së re klinike të cilës ende nuk i dihet lokalcioni dhe data e fillimit të punimeve?

ELMEDIN ASANI: Nuk dot kisha thënë që penalizohemi pasi në çdo drejtim kemi përkrahje nga egzekutivi i qeverisë dhe fondi shëndetsor. Çështja e hapsirave të reja tangon çdo klinkë , por duke ditur rrethanat e reja ekonomike dhe finansiare nuk kemi mundësi aq shumë për treguar performancën e duhur në këtë drejtim.

FLAKA: Qendra Klinike Nëna Tereze funksionon si një kompleks shëndetësor dhe rrjedhimisht bashkëveprim i domosdoshëm ndërmjet klinikave. Në ç’niveli është bashkëpunimi ndërmjet tyre?

ELMEDIN ASANI: Edhe njëher po e potencoj fal angazhimit dhe vendimeve qeveritare të Bashkimit Demokratik për Integrim, shumëçka ka ndryshuar dhe është futur në sistem, vlenë të theksoj se në Qendrën Klinike Nëna Terrzë jemi mbi 25 drejtor shqiptarë, në çdo klinikë ka drejtor shqiptar qoftë medicinal qoftë organizativ dhe rezultati i bashkëveprimit është në nivel të lart, pasi me disa nga drejtorët njihemi 20 vjet, jemi bashkëpuntorë që nga fillet e hershme. Dinamika e punës e kërkon që të jemi në koordinim permanent.

FLAKA: Sistemi shëndetësor vazhdimisht shënon reforma, risi dhe avancime të natyrës teknologjike por edhe kadrove. Sa është duke i ndjekur klinika e juaj trendet bashkëkohore të shëndetësisë qoftë në aspketin teknik apo kadrovik?

ELMEDIN ASANI: Kirurgjia e fëmijëve e ka të domosdoshme të ndjek risitë dhe inovacionet në teknologjitë dhe aparaturat e reja, me suksese kemi mbuluar segmentin e endoskopisë gjegjësisht bronhoskpinë dhe poashtu laparoskopinë.

FLAKA: Çdo fundvit shfrytëzohet për projekte të reja që planifikohen për vitin pasues. Do të ketë ndonjë projekt të rëndësishëm që pritet të realizohet brenda vitit 2023 në klinikën që drejtoni?

ELMEDIN ASANI: Projektet e mëdha duan kohë dhe mund por në bashkëpunim dhe koordinim me egzekutivin e qeverisë dhe Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve ,jemi në pritje të dokumentacionit duhur për ndërtimin e hapsirave të reja në kuadër të objektit egzistues. Poashtu kemi në plan të investojmë në sisteme të reja inovative sterilizimi pasi është rekomandim i shumë organizatave shëndetësore në nivel rajonal dhe botëror. Në kirurgji të fëmijëve gjegjësisht klinkën që menaxhoj është kruciale trajnimi dhe mbajtja në trendin botëror të kirurgëve tanë, për momentin janë të angazhuar 4 ekspertë të jashtëm të cilët operojnë dhe njëkohësisht trajnojnë  stafin tonë, pas një kohe të caktuar stafi jonë do të çertifikohet nga ata dhe në këtë drejtim mëvetsohemi në çdo modul dhe segment. Për vitin që vjen planifikojm të angazhojm dhe 3 ekspertë të tjerë me çka do te mbulohet çdo modul i klinikës edhe me operime edhe me trajnime dhe do të kemi mundësit që të konkurojmë me klinikat më prestigjioze të rajonit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Dhjetor, 2022 11:44