Drejtojnë motoçikleta pa kritere!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2022 10:18

Pjestarët e policisë e SPB-Tetovë dje (22-shtator) nga ora 11.00 deri në ora 16.00, kanë kryer kontroll aksion të intensifikuar ndaj motoçiklistëve, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 6
kundërvajtje (TE-3 dhe GV-3).

Numri më i madh i kundërvajtjeve (4) kishte të bënte me mospërdorimin e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësishtë, helmetave mbrojtëse (TE-2 dhe GV-2), dhe (2) ngarje pa patentë shoferi (TE-1 dhe GV-1).

Në kontroll janë sanksionuar edhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-5 dhe GV-5).

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2022 10:18