Drejtojnë automjetet në gjendje të dehur, Policia u shqipton gjoba

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:48

Fundjavën e kaluar (19/20 nëntor) nga ora 21 deri në orën 03:00 në zonën e gjerë të Pollogut është kryer aksion-kontrollues i drejtuesve të mjeteve nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 14 drejtues mjetesh (TE-6 dhe GV-8) të cilët drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, të njëjtit janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat përkatëse.  Janë sanksionuar edhe 30 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-17 dhe GV-13).

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:48