Draudacum ka kryetar të ri, Arjan Rufati në vend të Reshat Ametit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 21:46

Draudacum ka kryetar të ri, Arjan Rufati në vend të Reshat Ametit

Shafm “Draudacum” ka zgjedhur kryesinë e re. Kryetar i sajë është zgjedhur Arjan Rufati, i punësuar në Qendrën për Konservim – Gostivar. Rufati ka studiuar “Graphic Design” në Universitetin e Tetovës, përcjell FLAKA

“Në mbledhjen e mbajtur më datën 20.10.2022, në hapsirat e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë Draudacum u thirren anëtaret e kuvendit për zgjedhjen organeve të shoqatës edhe atë: Kryesia; Këshilli artistik; Këshilli mbikqyrës. Kryesia zgjodhi kryesin e ngushtë edhe atë: Sekretar: Ademm Saliu; Nënkryetar: Alma Tairi; Kryetar: Arjan Rufati”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum” deri më tani drejtohej nga profesiori univesritar dhe piktori Reshat Ameti. FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 21:46