Donacion amerikan në Spitalin e Gostivarit
Pas kontakteve me Ministrinë e Shëndetsisë dhe me donatorë të ndryshëm të kompanive nga vendi dhe jashtë vendit tonë, sot në spitalin e Gostivarit pranuam donacionin e radhës në vlerë prej rreth 15.000 eurove (922.000 den), nga kompania e njohur Amerikane Direct Relief me përfaqësi në shtetin tonë edhe atë:
- Tre (3) stabilizatorë për kontrollin e rrymës elektrike që do të shërbejnë në repartin e sallave të operacionit;
- Tetëmbëdhjetë mijë (18.000) maska mbrojtëse për personelin mjeksorë, me një kualitet tepër të lartë,
- Dhe shumë preparate tjera mjeksore që do të shfrytëzohen në të gjitha ambulantat dhe repartet e spitalit.
Drejtori i spitalit Dr.Ylber Ademi, përfaqësuesit të kompanisë Direct Relief z.Daniel Kacarski i shprehu falemenderime për bashkëpunimin dhe donacionin e dhuruar për spitalin tonë dhe në shenjë respekti dhe bashkëpunimi Drejtori Ademi, përfaqësuesit të kompanisë në ditë në vijim pritet ti dhurojë një mirënjohje.
Me respekt
Spitali i Gostivarit
19.01.2023

