Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Kuriozitete
  • Dobitë e pirjes së lëngut të mishit për shtatë ditë

Dobitë e pirjes së lëngut të mishit për shtatë ditë

Ky lëng është një nga burimet natyrale më të pasura të kolagjenit, një proteinë kaq e dobishme për të gjithë trupin.

Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir magjik për organizmin, shkruan “AgroWeb”.

Lëngu i mishit dhe i kockave është shumë i pasur me ushqyes dhe për më tepër përgatitet shumë lehtë në kuzhinë.

Ky lëng është një nga burimet natyrale më të pasura të kolagjenit, një proteinë kaq e dobishme për të gjithë trupin.

Kolagjeni është i nevojshëm për të mirëmbajtur shtresat e stomakut, për të përmirësuar tretjen dhe parandaluar probleme të rënda shëndetsore.

Për më tepër, xhelatina tek ky lëng përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira dhe parandalon çrregullimet autoimunitare.

Lëngu i mishit, ushqimi i rinisë

Kolagjeni që ofron lëngu i mishit përmirëson paraqitjen e lëkurës.

Kjo e fundit është më e hidratuar ndërkohë që kolagjeni shmang rrudhat dhe plakjen e lëkurës.

Gjumë më të mirë

Ekspertët thonë se amino acidet tek lëngu i mishit nxisin prodhimin e hormoneve të gjumit dhe përmirësojnë kujtesën.

Lëngu magjik për kocka të forta

Fosfori, magnezi dhe kalçiumi tek lëngu i mishit janë shumë të dobishme për dendësinë kockore të njeriut.

Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve atëherë duhet të konsumoni më shumë supë me lëng mishi.

Humor më i mirë

Lëngu i mishit rikthen humorin e mirë.

Ai përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.

Një stomak i shëndetshëm, përkthehet në një gjendje shpirtërore të mirë e të pandikueshme nga stresi.

Kur bakteret e shëndetshme në organizëm janë në ekulibrat e duhur, ato dërgojnë sinjale tek truri duke i thënë që të jetë i lumtur.

Për të marrë një dozë të lartë vlerash nga lëngu i mishit, ju mund të provoni ta konsumoni atë për shtatë ditë të plota.

Një regjim i tillë ushqimor ju ushqen me amino acide, vitamina, minerale, antioksidantë, kolagjen dhe elektrolite.

Si të konsumoni lëngun e mishit në 7 ditë

Regjimi shtatë ditor nis në dy ditët e para duke konsumuar rregullisht ditën e parë nga një gotë me lëng mishi sa herë që të jeni të uritur, dhe shumë ujë.

Dëshira për ushqim do të jetë e madhe por mund t’ia dilni.

Mëngjesin e ditës së dytë niseni duke pirë një gotë me ujë me limon dhe më pas sërish vetëm lëng mishi gjatë gjithë ditës.

Do të kuptoni se ndiheni më energjikë se zakonisht.

Në ditën e tretë, pas ujit me limon, mund të hani mëngjes me vezë, spinaq, lëng mishi dhe fruta. Në drekë mund të konsumoni barishte dhe peshk dhe sërish lëng mishi.

Në darkë, një gotë me lëng mishi bashkë me një sallatë.

Do të flini shumë mirë dhe do të ndiheni të qetë.

Të njëjtin regjim ushqimor si ditën e tretë mund të ndiqni edhe gjatë katër ditëve të tjera të mbetura në vijim.

Një regjim të tillë mund ta ndiqni rreth një herë në dy muaj.

Do të kuptoni që keni më shumë energji, optimizëm dhe gjallëri.

Do të kuptoni gjithashtu se jeni duke bërë një gjumë të mirë dhe nuk jeni më të lodhur.

Disavantazhi i këtij regjimi ushqimor është që ngadalëson metabolizmin dhe e bën të vështirë aktivitetin fizik.

Megjithatë, lëngun e mishit mund ta pini edhe duke e shoqëruar me vakte të plota, të pasura me fruta dhe perime të shëndetshme. 

Continue Reading

Previous: Ngrënia e çokollatës mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut
Next: Këto mënyra ju tregojnë gabimet që po bëni gjithmonë me drekën

Të ngjashme

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

1_PAY-This-Brazilian-beauty-earns-$300K-a-year-just-from-posting-pictures-of-her-bum-online-and-can-rack Braktis modelingun për t’u bërë mjeke koronavirusi

Braktis modelingun për t’u bërë mjeke koronavirusi


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.