Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Do të rinovohet Xhamia “Hamza” në Dobërdoll

Do të rinovohet Xhamia “Hamza” në Dobërdoll

Sot (29 mars 2021), u hudh gurthemeli për renovimin e tërësishëm të Xhamisë HAMZA të fsh. Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit, Gostivar. Në këtë akt solemn, morri pjesë Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli së bashku me stafin e tij. Imami i Xhamisë Hamza H. Afet ef. Beadini së bashkume kolegët, Kadir ef. Miniri dhe Agan ef. Shabani, prezentoi programin e paraparë ku në fillim me lexim Kurani e hapi H. Mallzim ef. Zendeli- Përgjegjës i Sektorit Financiar pranë Muftinisë BFI-Gostivar, e më pas për të sqaruar reth zhvillimeve dhe proceseve deri në finalizimin e këtij projekti.

Në fjalën e tij të rastin Muftiu Zendeli potencoi ajetin kuranor ku i Lartëmadhërishmi thotë: Xhamitë i ndërtojnë ata që i besojnë Allahut xh.sh. dhe Ditës së Mbrëmë, e falin namazin, e japin zekatin dhe nuk i frigohen askujt përveç Tij…”. Ai tha se xhamitë janë vendet më të dashura të Allahut xh.sh. në tokë për çdo racë, komb, gjini dhe vend me kusht besimin islam.

Në vazhdim, Prof. Sherif ef. Deari referent për arsim dhe shkencë, e bëri duanë e fillimit të punimeve. Vlen të potencojmë se ky objekt do të përfshijë mesxhidin e grave, abdest-hanen e mbyllur, zgjerimin e xhamisë edhe për 200 vende faljeje e shumë hapësira të tjera, minaren e re të lartë 55 m dhe ambientimin e tërësishëm në brendi. Realizues i punimeve M-BAU nga i njëjti fshat, inzhinier Rijad Bajrami, ndërkaq projektantë janë: Hadis Shabani dhe Lulzim Emrulla. /Muftinia e Gostivarit

Continue Reading

Previous: Lajm i mirë, nga mesnata lirohen derivatet e naftës!
Next: Regjistrohet tërmet në rajonin e Mavrovës

Të ngjashme

Driton-ZENKU Qytetarët me numra amë të dyfishtë, ishte një sekret publik!

Qytetarët me numra amë të dyfishtë, ishte një sekret publik!

arrestim Gostivar, arrestohet 24-vjeçari

Gostivar, arrestohet 24-vjeçari

Ora-Policore_10-780x470-1-1-750x430 Pollog, po respekthet ora policore

Pollog, po respekthet ora policore


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.