Do të befasoheni se cilat vetura shiten më së shumti në Evropë
Statistikat e fundit për veturat më të shitura në Evropë mund t’i befasojnë shumë njerëz.
Tesla Model Y zuri vendin e parë në listën e veturave më të shitura në Evropë në shtator, dhe SUV-i elektrik mund të qëndrojë atje për një kohë.
Me kalimin e viteve, automjetet e Tesla janë bërë shpesh automjetet më të shitura në disa tregje evropiane. Megjithatë, ajo kurrë nuk e kryesoi listën e veturave më të shitura në të gjithë kontinentin evropian deri më tani.
Tesla Model Y zuri vendin e pare, e ndjekur nga Peugeot 208, i cili doli i dyti, dhe Dacia Sandero që u rendit i treti në renditjen e veturave më të shitura në shtator. Të dyja këto automjete janë gjithashtu shumë më të lira se SUV-i elektrik i Tesla-s.
SUV-i elektrik ishte në gjendje të zinte vendin e parë për shkak të disponueshmërisë më të gjerë falë Tesla-s duke rritur prodhimin në Gigafactory Berlin.
Tesla konfirmoi se Gigafactory Berlin arriti një normë prodhimi prej 2000 automjetesh Model Y në një javë në fund të shtatorit.