Dita evropiane për luftën kundër trafikimit me njerëz, në RMV temë aktuale
Me rastin e Ditës evropiane kundër trafikimit me njerëz sot do të mbahet debat onlajn me temë “Parandalimi dhe luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut”, ku do të drejtohet sekretarja shtetërore dhe koordinatore nacionale për luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore Magdalena Nestorovska, përcjell FLAKA
Në Maqedoninë e Veriut, tema e trafikimit me njerëz është mjaft aktuale, shkaku i emigranteve që vijnë nga vendet e lindjes drejt shteteve të Evropës, dhe që shtetin tonë e kanë si shtet tranzit.
Së fundmi, Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka realizuar aksion, në të cilin ka arrestuar disa persona, të dyshuar për trafikim të emigrantëve.
Siç njoftoi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, aksioni është realizuar në 10 dhjetë lokacione në territorin e Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë nga ku janë arrestuar 10 persona, ndërsa një pjesëtarë i grupit tash e një muaj është në paraburgim për kryerjen veprës së njëjtë, percjell FLAKA
Angellovski theksoi se është kapur grupi i cili ka kontrabanduar migrantë nga Greqia nëpërmjet Maqedonisë së Veriut deri në Serbi dhe pastaj për në vendet e Bashkimit Evropian.
“Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019 ndërsa gjatë këtyre muajve që ka zgjatur hetimi janë kontrabanduar mbi 100 migrant”, deklaroi Angellovski.
Ai shtoi se transferimi i një migranti ka kushtuar prej 500 deri në 700 euro, ndërsa organizatorët e grupit kriminal janë 2 persona nga Bogdanci, baba e birë si dhe një person nga fshati Llojan dhe një nga Shkupi. FLAKA