Dimitrov bind se punohet intensivisht në problemin me Bullgarinë

Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të vetëdijshme, veçanërisht fqinjët e tyre, se jemi para një zgjedhje shumë të thjeshtë – ose do të kemi një sukses të përbashkët ose do të kemi një debakël të përbashkët, kështu shprehet zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, përcjell FLAKA
Vendi, thotë ai, po bën përpjekje diplomatike për të gjetur një rrugëdalje nga situata.
Është duke u investuar në marrëdhëniet dypalëshe me Sofjen dhe së shpejti, në ditët dhe javët e ardhshme, rezultati do të shihet, përcjell FLAKA