Moti sot në zonat më të larta do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nëpër lugina me paraqitje të mjegullës ose vranësira të vogla, të cilat do të ulen pasdite. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull, gjatë ditës vranësirat do të ulen pjesërisht. Temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë në 10 gradë Celsius.
Në ditët në vazhdim, vazhdon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me vranësira mesatare deri të konsiderueshme, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës.