Diabetikët dy muaj pa shirit për matjen e sheqerit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 20:21

Diabetikët dy muaj pa shirit për matjen e sheqerit

Po presin rradhë para barnatorës për insulin në poliklinikën e Bit Pazarit për të marrë shirit për matjen e sheqerit. Njëra prej tyrë është Xhejda Tusha e cila kishte ardhur të merr shirit për nënën e saj. Ka dy muaj që vjen, por shirit për matjen e sheqerit nuk ka.

“Mami ime dërgoi të marr shirit por nuk kishte. Mami im ka dy muaj që ka mbetur pa shirit për ta matur sheqerin.

Çfatë do të bëni a i bleni privatisht?

Rrogat janë të ulëta për t’i blerë privat.”.

“Jo nuk kishte”. 

“Jo shirita nuk kishte. Çfarë do të bëni tash? Nuk e di çfarë të bëjmë.

Bleni privatisht?

Jo”.

“Vetëm të na tregoni për momentin a ka shirit? Jo nuk ka, por kisha para gjysmë ore”. 

Mjeku pranë klinikës së Bit Bazarit Burak Shabani thotë se ka raste kur qytetarët po e teprojnë me marrjen e shiritave.

“Ne kërkojmë sipas nevojave çdo muaj, ndoshta ndonjë muaj vinë më pak se sa kemi kërkuar. Por këto të cilët janë të sëmurë prej Tip 1 marrin çdo muaj ndërsa këto Tip 2 marrin çdo dy muaj. Ndonjëherë edhe pacinetët e teprojnë por ne mundohemi të gjithve t’u japim” – deklaroi Burak Shabani, mjek.

E ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se nuk ka informata se përse ka mungesë por shtoi se do ta shqyrtoj.

“Nuk e kam përgjigjen e saktë lidhur me kthimin e pacientëve dhe nuk kam informacion se kthehen pacinet nga poliklinika insulinike Bit Pazar do ta shqyrtojmë atë arsye” – tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe në vend ka rreth 5 mijë persona që varen nga insulina, ndërsa rreth 600 fëmijë kanë diabet Tip1, shkruan Tv Klan Macedonia.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 20:21

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...