Dhuruesi i organeve, 27-vjeçari shpëton gjashtë persona (flet nëna e tij)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2022 21:07

Dhuruesi i organeve, 27-vjeçari shpëton gjashtë persona (flet nëna e tij)

27-vjeçari vdiq papritur nga një hemorragji në tru në Mançester në vitin 2020 dhe si dhurues organesh ai ndihmoi në shpëtimin e jetës së gjashtë personave.

Nëna e Alex, Judy Coutinho, u ka kërkuar të tjerëve që të ndajnë dëshirat e tyre për dhurimin e organeve me familjet e tyre në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë. “Është një dhuratë e pabesueshme”, tha ajo. Newlove, me origjinë nga Tarleton, Lancashire, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një karrierë në kontabilitet dhe financë.

Zonja Coutinho, 59 vjeç, tha se djali i saj po jetonte “jetën e tij të ëndrrave” në Çikago përpara se të sëmurej në fillim të vitit 2020. “Nuk kishte asnjë paralajmërim”, tha ajo.

“Ai vdiq nga një hemorragji masive në tru ndërsa ishte në shtëpi për Krishtlindje. Kjo ndodhi si një rrufe në qiell të papritur për ne.” Ajo i tha BBC Radio Manchester se, edhe pse nuk kishte diskutuar për dhurimin e organeve me djalin e saj, “ajo instinktivisht e dinte” se çfarë ai do të dëshironte.

“Kisha të drejtë, sepse me sa duket ai nënshkroi katër herë regjistrin e dhuruesve të organeve. Thjesht ndjeva se ai nuk do të donte që organet e tij të mos ndihmonin njerëzit e tjerë. Ç’kuptim ka që ata të mos ndihmojnë njerëzit e tjerë, kur Aleksi nuk do tw kthehej tek ne. Kështu që unë thjesht ndjeva se ishte gjëja e duhur për të bërë.”

Në vitet që pasuan, nëna e të ndjerit ka qenë në kontakt me disa nga familjet e atyre që ai ndihmoi për të shpëtuar. “Jam në kontakt me një mama, vajza e së cilës u ndihmua. Unë e di se si po ia del, ajo sapo ka marrë rezultate të mahnitshme në shkollë, ishte bukur ta shohësh me një fustan mature dhe gjëra të tilla”.

“Është emocionuese dhe thjesht përforcon vendimin se ishte gjëja e duhur për të bërë”.

“Kam marrë gjithashtu disa letra nga nëna e një djali të vogël që mori një pjesë të mëlçisë së Alex. Vetëm të dëgjosh se sa mirë po ecën është vërtet ngushëlluese.” Judy tani po mbështet një fushatë të NHS e cila po u kërkon njerëzve të flasin me familjarët për dhurimin e organeve.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2022 21:07