Dhunë në Hanet e Mavrovës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:34

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (22-nëntor) rreth orës 18:30, në rrugën rajonale  Hanet e Mavrovës -Dibër, në lokalitetin “Ura e Boshkës”, kanë privuar nga liria 20-vjeçarin E.A. nga Mogorça e Rekës së Poshtme. I njëjti ka qenë i raportuar se gjysmë ore më parë është përleshur fizikisht me 42-vjeçarin A.Z. dhe gruan e tij 41-vjeçare, F.Z. në oborrin përballë shtëpisë së tyre familjare, të cilës i ka paraprirë një debat verbal mes tyre.

Sipas raportit, E.A. gatë përleshjes ka përdorur edhe një mjet të mprehtë me të cilin kishte lënduar bashkëshortët A.Z. dhe F.Z. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës. 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:34