Deri të dielën duhet të merret vendimi mbi ndryshimin e orës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 09:23

Deri të dielën duhet të merret vendimi mbi ndryshimin e orës

Të dielën e fundit të muajit tetor, akrepat kthehen pas 60 minuta. Ndërrimi i orët është planifikuar të ndodhë më 30 tetor kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë.

Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Ndërkaq, autoritetet e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojnë mundësinë që këtë vit për shkak të krizës energjetike, të vazhdohet llogaritja verore e kohës. Vendimi final pritet ditëve në vijim.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 09:23

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...