Denis Haliti sjell ekspozitën e tij të parë “Nostalgjia”

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 15:32

Denis Haliti sjell ekspozitën e tij të parë “Nostalgjia”

Denis Haliti nga fshati Dobërdoll ka sjellur ekspozitë të veçantë në Gostivar. E titulluar “Nostalgjia”, ajo përmbanë 16 vepra arti, gjegjësisht piktuar me xhami të punuara nga fotografi që i kanë rezistuar kohës. Xhamitë, të gjitha i takojnë rrethit të Gostivarit, ndërsa disa prej tyre nuk ekzistojnë më si objekte. Në ekspozistë merrnin pjesë dashamirë të artit dhe një delegacion nga Rijaseti i BFI-së së RMV-së në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Ajo u hap nga profesori i artit Burhan Ameti, i cili e vlerësoi lartë punën e Halitit si artist i ri.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai tha se Denis Haliti përmes kësaj ekspozite na sjellë origjinalitetin e besimit te besimtarët nga e kaluara.

Denis Haliti tha se për të realizuar këtë ekspozitë i janë dashur dy vite punë. Ai tha se ekspozita do të ketë vazhdimësi.

Denis Haliti i përket gjeneratës së re të artistëve visual. Ai shkollën fillore e ka kryer në vendlindjen e tij në Dobërdoll, kurse shkollimin e mesëm në Gostivar. Akademinë e arteve të bukura e ka kryer në Tetovë, Degën e Skulpturës në klasën e profesorit Xhelil Rufati. Stduimet postdiplomike të skulturës i ka ndjekur në Shkup nën mentortim të profesorit Bedi Ibrahimi. Shprehja figurative e tij gjendet edhe në pikturë, vizatime dhe murale.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 15:32