Dëmtohet kablloja nëntokësore elektrike, ndërpritet furnizimi me energji elektrike
Dje (4-tetor) rreth orës 12 e 30 minuta, duke punuar me një makinë ndërtimi në rrugën Drage Todorovski në Gostivar, 49-vjeçari V.S. nga Gostivari ka dëmtuar një kabllo nëntokësore elektrike dhe ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Është kryer inspektimi dhe çështja po zbardhet. Gostivari Sot