Dedaj: Nuk mbaj anë politike

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 18 Shtator, 2020 09:34

Në intervistën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve FLAKA në Maqedoninë e Veriut, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka folur për akuzat në adresë të tij që po mbanë anë politike në raport me subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. 

Dedaj shprehet decid kur pyetet për këtë çështje, duke thënë që si Ambasador i Republikës së Kosovës nuk ia lejon vetës të ndërhyje në çështjet e brendeshme politike të Republikës së  Maqedonisë së Veriut, të cilat janë parasëgjithash çeshtje të subjekteve vendore politike dhe të elektoratit.

FLAKA: Në disa raste janë drejtuar akuza ndaj juve për mbajtje anë sa u përket subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Cila do të ishte përgjigja e juaj ndaj këtyre akuzave,tani që zgjedhjet mbaruan dhe atmosfera politike është më e qetë?

GJERGJ DEDAJ: Unë personalisht njihem si institucionalist dhe me një  përvojë të gjatë në skenën politike kosovare, tashmë mbi tri dekada. Nuk ia lejoj vetës të ndërhyj në çështjet e brendeshme politike të Republikës së  Maqedonisë së Veriut, të cilat janë parasëgjithash çeshtje të subjekteve vendore politike dhe të elektoratit të RMV. Madje nuk kam marrur pjesë në asnjë kongres dhe në asnjë fushatë elektorale të asnjerës nga forcat politike prej se jam në krye të Ambasadës së Kosovës. Padyshim se percjellim nga afër zhvillimet politike dhe procesi i fundit elektoral ishte demokratik, fer dhe transparent dhe kjo më ka gëzuar. Se kush fiton dhe kush me kë bënë koalicion është problem domestik politik. Urojmë Qeverinë  e re të  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendin dhe të gjitha institucionet shtetërore të vazhdojnë me thellimin e reformave demokratike, përmbushjen e standardeve europiane të barazisë etnike, fetare, gjinore dhe racore,të sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, punësimit dhe ndaljes së ikjes së gjeneratës se re, luftimit të korrupsionit, ndarjes së religjionit nga politika shtetërore, forcimit të rrugëtimit euro-atlantik, dhe këtë dëshirojmë ta shofim në RMV.

LEXO PO ASHTU: Dedaj: Serbia ende heziton të përballet me realitetin e ri në Kosovë

Intervista e plotë me ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj që e zhvilloi gazetari Driton ZENKU, do të publikohet gjatë ditës së shtunë. FLAKA

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 18 Shtator, 2020 09:34