Dedaj: Maqedonia e Veriut po shkëputet nga e kaluara

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 20 Shtator, 2020 10:15

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve FLAKA, flet për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut nga viti 2008 kur dhe morri detyrën e ambasadorit në Shkup. 

Dedaj numëron zhvillimet kyçe në Maqedoninë e Veriut, përfshi miratimin e ligjit për Dygjuhësinë, Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike të NATO-s dhe parapërgatitjet finale për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Dedaj shprehet që këtu kanë ndodhur zhvillime historike gjatë dy viteve të fundit.

“Nga emërimi im dhe marrja e detyrës në misionin e Republikës së Kosovës në nentor të vitit 2018 në Shkup, mund të them lirisht se këtu kanë ndodhur zhvillime historike gjatë dy viteve të fundit. Implementimi i marreveshjes së Prespës, Ligji për Dygjuhësinë, Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike të NATO-s dhe parapërgatitjet finale për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, janë ngjarje të cilat i kam përjetuar me shumë kënaqësi dhe këto zhvillime janë një sukses historik i qytetarëve dhe elitës politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shprehet Dedaj.

Ky vend fqinj, shprehet Ambasadori Dedaj, po shkëputet nga e kaluara, po merr përgjegjësi të reja, duke thelluar reformat demokratike, partneritetin me SHBA,NATO-n dhe Bashkimin Europian, dhe kështu duke rritur besimin për një të ardhme europiane, pë progres ekonomik, stabilitet politik dhe mirëqenie për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, shprehet Dedaj. FLAKA 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 20 Shtator, 2020 10:15