Debresh, denoncohet sulm fizik në Polici
Më 10.08.2020 rreth orës 00 e 45 minuta, personi M.M. (22) nga fshati Debresh, në Stacionin Policor-Gostivar ka raportuar se më 09.08.2020, rreth orës 22 e 10 minuta në qendër të Gostivarit, një person i panjohur i moshës rreth 20 vjeçe, e ka sulmuar fizikisht dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. GS