Dauti Komerc fitues i çmimit TOP 1 i ngjarjes TOP 100

Ngjarja TOP 100, e cila pa dyshim është kthyer në traditë, organizohet çdo vit nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore. Ngjarja, si dhe veprimtaria e Odës, është e orientuar plotësisht kah mbrojtja e interesave të biznesit, si dhe promovimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së kompanive dhe ekonomisë.
Oda, vitin e kaluar festoi 15 vjetorin e themelimit të saj dhe 10 vjetorin jubilar të ngjarjes TOP 100. Në kuadër të ngjarjes tradicionale, prezantohet katalogu TOP 100, në të cilin promovohen kompanitë anëtare të Odës. Qëllimi i ngjarjes TOP 100 është të motivojë kompanitë që të vazhdojnë të investojnë në mënyrë të vazhdueshme, dhe të nxit konkurrueshmërinë e të njejtave.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, përmes ngjarjes TOP 100, shpërblen kompanitë më të fuqishme të cilat kanë dëshmuar sukses të veçantë në veprimtarinë e tyre gjatë vitit të kaluar, ndërsa përzgjedhjen e bën bazuar në pesë treguesit kryesorë, siç janë të ardhurat vjetore, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi në kapital). Në edicionin e 10-të vjetorit, u ndanë TOP 5 çmimet, nga të cilat çmimi i parë i takoi kompanisë Dauti Komerc.
SHA Dauti Komerc Shkup është kompani familjare dhe është një nga markat më të mëdha në tregun vendor dhe rajonal, e cila ka punuar me sukses për më shumë se 30 vjet. Duke filluar nga viti 1990, deri më sot, Dauti Komerc është zotuar të ngelet një distributor besnik dhe i qëndrueshëm. Me investime të vazhdueshme, kompania është ngritur në pozicione udhëheqëse, si në tregun vendas ashtu edhe në atërajonal.
Si kompani tregtare, biznesi i së cilës është kryesisht tregtia me shumicë, Dauti Komerc është e njohur për furnizimin e objekteve të shitjes me pakicë dhe shumicë, të cilat shesin mallra për konsum të gjerë. Kompania mburret me një rrjet të zhvilluar mirë të importit prej mbi 140 kompanive, bashkëpunimin me mbi 340 kompani vendase, mbi 12,000 blerës të kënaqur dhe staf prej 344 të punësuarve.

Përveç biznesit të saj kryesor, me vite të tëra ka ndërtuar imazhin e pasur edhe si një kompani me përgjegjësi shoqërore. Pikërisht për këtë qëllim, në vitin 2011 kompania themeloi Fondacionin Dauti, i cili në fillimet e tij u kujdes për t’iu përgjigjur kërkesave, të cilat vinin nga kategoritë sociale më të rrezikuara. Sot, fondacioni është rritur dhe zgjeruar për t’u bërë më gjithëpërfshirës, duke shtuar gjithnjë e më shumë aktivitetin humanitar gjatë viteve.
Ndër vite, kompania ka festuar ekzistencën e saj me shumë çmime dhe mirënjohje dhe ato janë vetëm dëshmi se po ecënnë rrugën e duhur. Dauti Komerc, falë angazhimit të pandalshëm dhe qasjes profesionale, sot është një nga kompanitë më të suksesshme në Maqedoni dhe gjithashtu është ndër bizneset më të spikatura në vendet ku kryen aktivitetet e saj.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përpiqet të promovojë vazhdimisht kompanitë, të cilat kanë potencial për investime të reja, të rrisë përgjegjësitë korporative, si dhe të zhvillojë sipërmarrësinë në vend. Suksesi i punës, si dhe ekzistenca shumëvjeçare e Odës, është edhe falë mbështetjes që merr nga anëtarët dhe bashkëpunëtorët e vet. Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe i palodhur ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe SHA Dauti Komerc e ka zanafillën te vetë fillimi i veprimtarisë së Odës.
Tekst i sponsorizuar: Dauti Komerc