Çun Lajçi nesër në Gostivar me librin e tij “Bastardi”
Aktori i njohur Çun Lajçi përpos pandemisë ka zgjedh që të shkojë tek lexuesi, përmes librit “Bastardi”. Pas Prishtinës e Tiranës ka zgjedh Gostivarin, Tetovën dhe qytetet e tjera të Maqedonisë së Veriut për të shitur librat e tij, njofton Gostivari Sot
Në Gostivar Çun Lajçi bashkë me veprat e tij do të jetë në shesh nesër (E martë) me fillim prej ora 14:00.
Ai do të sjell në Gostivar e Tetovë librin e tij më të fundit të titulluar “Bastardët”, një libër që ua dedikon politikanëve. Nga këta të fundit ka të njëjtin zhgënjim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Artisti Çun Lajçi është autorë i 10 librave me poezi edhe në prozë. Gostivari Sot