CoVid-19 në rajonin e Gostivarit. Infektohet 2 persona, shërohen 5 pacientë
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 225 raste të reja, ndërsa janë bërë 1694 testime. Në rajonin e Gostivarit u infektuan 2 persona, ndërsa janë shëruar pesë pacientë
Instituti për Shëndet Publik informon se 96 persona janë shëruar, ndërsa gjashtë pacientë kanë humbur jetën.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 18.363, prej të cilëve 15.164 janë shëruar, ndërsa 749 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.450.