CoVid-19, në Gostivar regjistrohen 12 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1619 teste dhe 414 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në gjithë territorin e vendit. Në Gostivar ky numër është 12, njofton Gostivari Sot duke u thirrur në informatat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik.
Kanë ndërruar jetë 17 persona. Pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Në Gostivar nuk është regjistruar asnjë rast.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 496 pacientë të rikuperuar. Në Gostivar janë shëruar 17 pacientë.
Deri më tani, janë kryer gjithësej 420,444 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 83.743, numri i pacientëve të rikuperuar është 61.943, numri i vdekjeve është 251 dhe numri i rasteve aktive është 19.290. Gostivari Sot