Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Top Lajme
  • CoVid-19, humb jetën një pacient 51 vjeçar nga Gostivari

CoVid-19, humb jetën një pacient 51 vjeçar nga Gostivari

Ulje rekorde e të prekurve me Covid-19 është regjistruar në vend brenda 24 orëve të fundit. Nga 450 testet e kryera, vetëm 11 janë diagnostikuar pozitiv me virusin korona ose 2,4%, shifër e cila nuk ka qenë kaq e ulët prej muajsh.

Në Gostivar u regjistrua vetëm 1 rast i ri, kurse u shëruan 2 pacientë. Për fat të keq, një pacient 51 vjeçar nga Gostivari humbi jetën nga  rëndimi i gjendjes shëndetësore si pasojë e infektimit nga korona virusi.

Sipas qyteteve, me më shumë raste Ministria e Shëndetësisë renditë në listë Shkupin me 3 raste të reja dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë dhe Dellçevë. Janë shëruar 95 persona, ndërsa kanë vdekur 3 pacientë.

Në kushte spitalore ndërroi jetë pacienti 51 vjeç nga Gostivari, pacienti 65 vjeç nga Prilepi dhe pacientja 78 vjeçe nga Vinica – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, dasmat, vizitat familjare dhe pushimet e verës pa respektuar asnjë udhëzues shëndetësor, mbeten vatrat e rasteve të fundit të diagnostikuarve me CoVid-19. Autoritetet shëndetësore thonë se në këto temperatura të larta, pakujdesia e faktori njeri ka bërë që kurba e pandemisë të lëvizë në mënyrë lineare kohëve të fundit. Një situatë më e theksuar është regjistruar në Kumanovë, nga ku drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik bënë thirrje për vetëdijesim në ruajtjen e shëndetit.

Kemi shumë qytetarë tanë që kanë shkuar nëpër pushime në Maqedoni, por edhe jashtë vendit. Kemi edhe lëvizje nga jashtë në territorin tonë që kanë ndikuar në rritjen e numrit. Mandej kemi pasur dasma në Kumanovë, tubime familajre pa respektuar masat mbrojtëse -tha Arif Latifi, Drejtor i QSHP – Kumanovë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në të gjithë vendin ka arritur në 14,341 prej të cilëve 2,581 janë raste aktive. Të shëruar janë gjithsej 11,157, ndërsa të vdekur nga ky virus janë gjithsej 603 persona. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 148,269 teste, prej të cilëve 9,6% kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Continue Reading

Previous: Gostivar, biçiklisti humb jetë nga lëndimet në aksident
Next: Fitojnë betejën me virusin korona, 6 pacientë nga Gostivari lëshohen në shtëpi

Të ngjashme

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.