CoVid-19, 9 banorë të Gostivarit nënshkruajnë deklaratë për vet-izolim

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 16 Qershor, 2020 13:40

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (15/16-qershor), sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, janë evidentuar 42 persona të rij (TE-4 dhe GV-38) në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë sanitar shëndetsorë, ndërsa janë kontrolluar 730 persona (TE-510 dhe GV- 220) që janë në izolim. Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 11 persona të rij kanë nënshkruar deklaratë (TE-2 dhe GV-9), gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 148 personave tjerë (TE- 900 dhe GV-58) që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 89 personave (TE-73 dhe GV-16) janë
përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së
epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të
maskave mbrojtëse.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 16 Qershor, 2020 13:40