CoVid-19, 63 banorë të Gostivarit në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2020 11:33

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (14/15-qershor), sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, janë evidentuar 207 persona të rij (TE-144 dhe GV-63) në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë sanitar shëndetsorë, ndërsa janë kontrolluar 740 persona (TE-530 dhe GV-210) që janë në izolim. Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 43 persona të rij kanë nënshkruar deklaratë (TE-19 dhe GV-24), gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 170 personave tjerë (TE-120 dhe GV-50) që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 111 personave (TE-75 dhe GV-55) janë
përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Në bashkëveprim dhe koordinim me Inspektoratin shtetrorë të tregut, është kryer kontroll në 13 objekte
hotelerike në rajonin e Tetovës, kështu që nuk janë konstatuar shkelje të protokollit të punës.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2020 11:33