Çmimi i peletave kufizohet në 27 mijë denarë tonelata

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Nëntor, 2022 20:25

Çmimi i peletave kufizohet në 27 mijë denarë tonelata

Qeveria solli vendim për ta ngrirë çmimin e peletave në 27.000 denarë për ton, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë së Ekonomisë, informoi sot ministri dikasterial Kreshnik Bekteshi.

“Vendimi për çmimet e paletave dhe druve të zjarrit është sjell sipas analizave dhe propozimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Pyjeve Kombëtare. Në analizat për muajin tetor çmimi mesatar i importit për një ton paleta është 22.940 denarë, ndërsa çmimin që kemi ngrirë është 27.000 mijë denarë për ton”, tha Bekteshi në takimin e sotëm me gazetarë.

Në çmimin e ngrirë, siç tha, janë paraparë shpenzimet e TVSH-së dhe transportit, si dhe marzh i caktuar për tregtarët.

“Ka dallim prej më shumë se 4.000 denarë për ton, që konsideroj se është dallim solid për tregtarët të mos jenë me humbje dhe t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet e përgjithshme”, saktëson Bekteshi.

Çmimi i shitjes për kilogram paletë në vend është rreth 55 denarë, ndërsa me ngrirjen do të jetë 27 denarë për kilogram

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Nëntor, 2022 20:25

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...