Çka po i ndodh Jozefina Topallit?

Ish-deputetja JozefinaTopalli, ka rezultuar infektuar me koronavirus ditën e sotme.
Mësohet se ish-kryetarja e Kuvendit është izoluar në banesën e saj dhe gjithashtu bëhet me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende problematikem, ku vetëm gjatë 24 oreve të fundit në të gjithë territorin e vendit kanë humbur jetën 11 qytetarë, si dhe janë regjistruar 887 raste të reja nga 3891 testime të kryera.