Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Cila është rëndësia e regjistrimit të mërgatës? Flet Blendi Fevziu | VIDEO

Cila është rëndësia e regjistrimit të mërgatës? Flet Blendi Fevziu | VIDEO

Drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu gati në çdo emision të tij përsërit porosinë drejtuar mërgimtarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për tu bashkuar në procesin e regjistrimit të popullsisë, njofton LOBI

Porositë e vazhdueshme në Opinion, kanë marrë trajtën e një fushate sensibilizuese. Po cila është rëndësia e regjistrimit të mërgatës shqiptare, sipas Blendi Fevziut. Ai shprehet që shqiptarët në RMV për vite e vite me radhë kanë sfiduar padrejtësitë e jetesës në shtet, kanë sfiduar kushtetutën e vjetër të Maqedonisë që e shpallte atë shtet të maqedonasve, dhe se shqiptarët janë munduar të imponojnë të drejtat e tyre, kanë luftuar ta tregojnë sa është numri real i tyre.

“E bëra dje do ta përsëris edhe sot. Do ta përsëris edhe ditëve në vijim. Është një prej momenteve më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët por sidomos për shqiptarët e Maqedonisë. Shqiptarët atje për vite e vite me radhë kanë sfiduar padrejtësitë e jetesës në shtet. Kanë sfiduar kushtetutën e vjetër të Maqedonisë që e shpallte atë shtet të maqedonasve. Janë munduar të imponojnë të drejtat e tyre, kanë luftuar ta tregojnë sa është numri real i tyre. Sot është dita të vërtetohet se sa shqiptarë janë në Maqedoninë e Veriut, ndaj regjistrohuni”, shprehet Fevziu, përcjell Lobi.

Në porosinë e tij, Blendi Fevziu sqaron edhe procedurën e regjistrimit, duke shtuar që duhet ndarë 3 deri 5 minuta për të treguar që sa shqiptarë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Cila është rëndësia e regjistrimit të mërgatës? Flet Blendi Fevziu

“Ata që jetojnë në Republikën e Maqedonisë është një proces që zgjat 3 deri 5 minuta për të treguar që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, edhe nëse kanë pasaportë gjermane, edhe nëse kanë pasaportë të një shteti që nuk lejon dyshetësinë. Mjafton që të kenë një certifikatë të lindjes, një ID, një dokument që i lidh me Republikën e Maqedonisë. Është një sfidë e shqiptarëve kudo, është një sfidë e shqiptarëve të Maqedonisë. Nëse jeni indiferent për vete, bëjeni për prindërit tuaj, bëjeni për gjyshërit tuaj, bëjeni për të gjithë ata që kanë luftuar për të treguar se sa shqiptarë janë realisht në Maqedoninë e Veriut. Ndaj regjistrohuni për të justifikuar në një farë mënyrë dhe për të respektuar veprën e tyre”, potencoi Fevziu në fillim të emisionit Opinion të ditës së martë.

Porosi të tilla po vijnë çdo ditë nga intelektualë, opinionistë, politikanë dhe drejtuesit të shoqërisë civile nga të gjitha treojet shqiptare. Lobi

Continue Reading

Previous: Fevziu: Sot është dita të vërtetohet se sa shqiptarë janë në Maqedoni
Next: Të dielën fillon llogaritja verore e kohës

Të ngjashme

qeveria-e-RMV-780x439-1 Qeveria kërkon që gjendja e krizës të vazhdojë deri më 31 dhjetor

Qeveria kërkon që gjendja e krizës të vazhdojë deri më 31 dhjetor

spital-768x380 Spitalet private nuk do të mund t’u kërkojnë pacientëve me Kovid më shumë se 5 mijë euro

Spitalet private nuk do të mund t’u kërkojnë pacientëve me Kovid më shumë se 5 mijë euro

Komision_kuvendor Ligjet nga pakoja e pestë, deri nesër në Komisionin për Financim dhe Buxhet

Ligjet nga pakoja e pestë, deri nesër në Komisionin për Financim dhe Buxhet


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.