Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Carovska: 87% e nxënësve ndjekin pa probleme mësimin online

Carovska: 87% e nxënësve ndjekin pa probleme mësimin online

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, deklaroi 87 për qind e nxënësve e ndjekin mësimin online pa ndonjë problem, ndërsa 13 për qind të tjerët janë ata që kanë problem me qasjen në internet ose kanë problem me qasje në pajisjet teknike.

Megjithatë, këto janë probleme që siç tha, dihet nga dita e pare. Nëse dhe deri kur do të ketë prani fizike të nxënësve në shkolla, Carovska tha se për këtë nuk vendos Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur një kërkesë, e cila i dërgohet çdo shkolle çdo ditë, në orën 10. Të gjithë drejtorët kanë një detyrim me shkrim për të plotësuar atë kërkesë dhe ne çdo ditë në orën 16:30 deri në 17:00 kemi të dhëna të plota se ku ka pasur ndonjë problem dhe cilat janë arsyet e problemeve që u kanë ndodhur gjatë mësimdhënies. Është e rëndësishme që përgjegjësia e drejtorëve të jetë në nivelin më të lartë, dhe gjithashtu kanë Inspektoratin e Arsimit dhe të gjitha institucionet kompetente, të cilat në periudhën ardhshme si dhe sot monitorojnë situatën.”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Continue Reading

Previous: Grupi që trafikonte emigrantë janë nga Llojani, Bogdanci dhe Shkupi
Next: Grubi: Ideja e subvencionimit të punësimeve në bazë etnike është përfaqësim i drejtë

Të ngjashme

xhamia Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Bunar-Petrol Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

jahja-kemal “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm

“Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.