Caktohet data se kur nisin punimet për Korridorin 8 dhe 10D. Nis nga Gostivari

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Maj, 2023 21:45

Caktohet data se kur nisin punimet për Korridorin 8 dhe 10D. Nis nga Gostivari

“117 milionë euro janë derdhur deri më tani në llogarinë e konsorciumit “Bechtel dhe Enka” që duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10d në Maqedoninë e Veriut“, ka bërë të ditur drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma.

Sipas Rustemit, këto mjete janë për mobilizimin e kontraktorit.

“Në të njëjtën kohë do të fillojnë punimet nga Gostivari në Bojkoçan dhe nga Gostivari në Tetovë, por edhe në Prilep – Manastir. Më pas punimet do të fillojnë nga Trebenishta në Strugë dhe nga Strugë në Qafë Thanë”, tha Rustemi.

Ai shtoi se projektet e para pritet të jenë në tavolinë në muajin qershor, pasi të shqyrtohen dhe miratohen, ndërtimi i autostradave do të fillojë në fund të muajt korrik.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Maj, 2023 21:45