Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Mes fshatit Çajlë dhe Forinë ndërtohet pushimore moderne, e cila do të jetë në dispozicion të banorëve të dy fshatrave por edhe të Çegranit e Koritës që frekuentojnë përgjatë rrugës regjionale ku ndodhet pushimorja.
E gjithë hapësira që dikur ishte e mbushur me mbeturina, është pastruar dhe shtruar me plaka bekatoni dhe është rregulluar edhe një çezme publike. Në të ardhmen do të vendosen drunj dekorativ, kënd lojrash për fëmijë, ndërsa nuk mungon as ndriçimi publik. I gjithë inbvestimi është kontribut i Haxhi Avzi Memedit nga fshati Forinë, i cili shprehet falenderues ndaj bashkësive lokale të Çajlës dhe Forinës që ia kanë mundësuar ta realizojë investimin.
Sinan Elezi, kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë tha se veprimi i Haxhi Avziut duhet të merret shembull edhe nga banorë të tjerë të vendit dhe më gjërë për të rregulluar hapësiat publike që i posedojnë vendbanimet tona.
Edhe pushteti lokal, konkretisht ndërmarrja publike “Komunalec” ka ndihmuar në rregullimin e kësaj pushimorje duke siguruar pllakat e bekatonit. Investimet do të vazhdojnë deri në finalizim të punimeve, të cilat deri më tani kapin koston e rreth katër mijë eurove.