Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 – 5.5 miliardë euro

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2023 21:18

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 – 5.5 miliardë euro

Me 63 vota “për” pa asnjë “kundër” dhe me 25 “të përmbajtur”, Kuvendi miratoi Buxhetin për vitin 2024, që ka vlerën e 5.5 miliardë eurove. Njëzërit me 87 vota “për”, Kuvendi votoi edhe Ligjin për ekzekutimin e buxhetit. Të ardhurat e përgjithshme në 2024 planifikohen në nivelin e 310.1 miliardë denarëve dhe për 10% janë më të larta nga viti 2023, derisa shpenzimet planifikohen në nivelin e 343.6 miliardë denarëve ose për rreth 5.8% më të mëdha se viti 2023.

Shpenzimet kapitale planifikohen në nivelin e 45.2 miliardë denarëve. Pritet rritja e numri të të punësuarve për rreth 2%. Për paga janë projektuar 41.2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime 25.3 miliardë denarë, për transfere dhe subvencione 215.3 miliardë denarë. Për transfere sociale projektohen 161.1 miliardë denarë, prej të cilëve për pagesën e pensioneve 83.6 miliardë denarë, për kompensime për mbrojtje ssociale për kategoritë më të cënueshme të popullatës rreth 13.2 miliardë denarë./KlanMacedonia

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2023 21:18