Buxheti është stabil, besoj se në kohë do të sillet ribalanci, porositi Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se Buxheti është stabil dhe shfaqi shpresë se ribalanci i tij do të sillet në kohë, duke apeluar deri te ministri i Financave të pranohen të gjitha amendamentet të cilat janë të mira dhe mund të financohen.
“Tani janë thyer pothuajse të gjitha limitet e borxhit publik, në botë në Evropë dhe gjithkund. Ne nuk kemi problem, Buxheti është stabil. Shikoni se tatimet më të mëdha, TVSH-ja, tatimi personal i të ardhurave dhe tatimi i fitimit, edhe pse kemi akontacione të anuluara me vendime ose dekret me fuqi ligjore të gjitha janë ose jo në nivel të njëjtë ose kemi rritje të caktuar. Ne financiarisht jemi stabil, gjithëpërfshirja e Buxhetit, të cilin e shikoni në këtë ribalanc, ndërsa me siguri do të jetë edhe derisa zgjat kriza, ndërsa kërkimi i mënyrës se si të injektohen para plotësuese që t’i ndihmojmë ekonomisë”, potencon kryetari i Qeverisë.
Ai tha se Qeveria zhvillon politikë të tillë për shkak të asaj që konsideron se çdo krizë është edhe mundësi, duke potencuar se beson që kemi shumë potenciale të pashfrytëzuara të cilat duhet të shfrytëzohen.
Në lidhje me ribalancin e Buxhetit, kryeministri deklaroi se në kohë, sipas të gjitha procedurave në Kuvend, do të sillet, duke dërguar apel deri te ministri i financave, gjithë kjo që është e mirë dhe ekziston mundësi që shteti ta financojë, të pranohen të gjitha amendamentet pa marrë parasysh se kush i propozon ato.
“Për mua e rëndësishme është nëse mundet siç janë ruajtur procedurat deri në fund të tetorit, sepse gjithë ato paratë e alokuara duhet t’i injektojmë, shpenzojmë paguajmë, në nëntor dhe dhjetor dhe janë shumë të rëndësishme mjetet të cilat, presim madje rënie të BPV-së prej pesë për qind, pikërisht për shkak të atyre parave të zvogëlohet në minus 4,4 për qind”, theksoi Zaev.
Në pyetjen e gazetarëve rreth mundësisë për vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme, kryeministri theksoi se Qeveria mbetet konzistente në politikat e saj se institucionet në demokracinë parlamentare sikur në vendin tonë duhet të jenë maksimalisht funksionale.
“Unë nuk jam ithtar i gjendjes së jashtëzakonshme, Parlamenti në fund është mbrojtje e të drejtave demokratike të qytetarëve dhe ai duhet të jetë në funksion. Unë besoj se do të gjindet mënyrë edhe nga shumica dhe pakica parlamentare të sillet mënyrë e punës së Parlamentit onlajn. Besoj se nuk duhet të mendojmë për gjendje të jashtëzakonshme dhe Parlamenti duhet të punojë”, potencoi kryetari i Qeverisë.
Rreth zërave se deputetët e partive më të vogla të koalicionit “Mundemi” duan të kalojnë në VMRO-DPMNE, kryeministri ka konstatuar se ata që e flasin këtë “bëjnë shpërlarje të trurit”.
“Që të fitoni ju duhen partitë shqiptare, në cilëndo bazë politike, në[ heqje të tre marrëveshjeve, në krijimin e Maqedonisë së pastër.., kam folur para dy viteve, flas edhe tani, derisa nuk e ndryshojnë matricën mentale në veprimin e tyre politik do të mbesin kohë të gjatë në opozitë”, përfundoi kryeministri Zaev.