Brenda javës në Gostivar u bartën 70 vetura të keqparkuara
Njësia për punë të brendshme Gostivar, këtyre ditëve ka intensifikuar aktivitetet kontrolluese, për rend dhe siguri më të madh lidhur me parkimin në qytetin e Gostivarit, njofton Gostivari Sot
“Për një javë sa kanë zgjatur aktivtetet e këtyre aktiviteteve të koordinuara me N.P. për parkingje dhe gjelbërim, gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërishtë 70 vetura të keqparkuara dhe të parkuara në mënyrë jo të regullt”, thotë Fatmir Rexhepi zëdhënës i SPB – Gostivar
Në këtë periudhë, më së shumti janë marrë masa në rrugët Ilinden, Vëllezërit Gjitnovski dhe në rrugën JNA ku në të shumtën e rasteve janë sanksionuar veturat e parkuara nëpër zona të gjelbëruara, vendkalime për këmbësorë dhe nëpër trotuare.
Krahas parashtresave të cilat janë përgaditur për shkelësit, veturat e tyre janë ngritur me anë të shërbimit të marimangës dhe janë dërguar në parcelën e N.P. Parkingje dhe gjelbërim, me rikujtim se ngritja dhe trsnsportimi i automjeteve paguhet 1600 denarë për një veturë. Gostivari Sot