Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Bombë në furrën e Misajllovskit! VMRO-DPMNE e akuzon LSDM-në, prej atje kërkojnë që Çulev ta hetojë rastin!

Bombë në furrën e Misajllovskit! VMRO-DPMNE e akuzon LSDM-në, prej atje kërkojnë që Çulev ta hetojë rastin!

Këtë mëngjes rreth orës 3 në furrën e cila është në pronësi të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski e cila ndodhet në rrugën kryesore në Gjorçe Petrov është hedhur mjet shpërthyes. Misajllovski për këtë ngjarje njoftoi në profilin e tij në Facebook ku publikoi një video nga shitorja.

“Në shitoren e vogël në rrugën kryesore në Gjorçe Petrov ku familja ime punon me dekada të tëra është hedhur mjet shpërthyes dhe është shkaktuar dëm material. Falë Zotit se nuk ka viktima e as të lënduar. Nuk do të hyj në detaje, çfarë dhe si, kush dhe cili është mesazhi. Mesazhi që ma dërgojnë mua në prag të fushatës, shkruhet vetë”, deklaroi Misajllovski.

Nga MPB-ja përmes kumtesës njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 3:40 kur është denoncuar se del tym nga furra ndërsa paraprakisht është dëgjuar shpërthim.

“Pas ardhjes së nëpunësve policorë në vendngjarjen është vërejtur se dera e hyrjes është hequr tërësisht dhe është shkaktuar dëm material, andaj ekziston dyshim të arsyetuar se bëhet fjalë për vendosje të mjetit shpërthyes. Nuk ka persona të lënduar. Punohet për zbardhje të rastit”, thonw nga MPB.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski aludoi se kryerësi i kësaj vepre është LSDM duke thënë se nuk bëhet fjalë për ngjarje të rastësishme, por për qëllim të qartë.

“E shfrytëzoj rastin këtu në Kumanovë ta dënoj këtë akt dhe t’u porosis se nuk kemi frikë, përkundrazi, nëse ky është qëllimi i këtyre kriminelëve, nën dirigjim të qendrës së fuqisë, e orkestruar dhe e inskenuar nga pushteti, nuk kemi frikë, përkundrazi, kjo na motivon bile edhe më shumë”, deklaroi Mickoski.

Nga LSDM e dënuan ngjarjen dhe e thirrën ministrin e brendshëm Naqe Çulev ta zbardhë rastin dhe ta gjejë kryerësin, njëkohësisht i hodhën poshtë akuzat e Mickoskit.

“Bëhet fjalë për një praktikë të VMRO-DPMNE-së, të kryetarit të partisë i cili seriozisht e akuzon LSDM-në se qëndron prapa ngjarjes së këtillë. Do të them edhe një herë se bëhet fjalë për lajme të rrejshme dhe e thërras Mickoskin të tregojë prej ku e ka këtë informacion”, tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Vllado Misajllovski është nënkryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve në NJZ 2.

Continue Reading

Previous: Spasovski: Vetëm me vetëdijësim të lartë të të gjithëve do të përballemi me krizën
Next: Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme, të mërkurën nis fushata zgjedhore

Të ngjashme

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.