BluePuzzle me katër hapësira për integrim shqisor dhe hapësirë për “ErgoTerapi”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2022 22:51 Updated

Dy hapësira për integrim shqisor (planifikimi motorik-vestibular dhe proprioceptiv, dy hapësira për integrim shqisor (të pamurit, ndëgjimi, prekje, aromë dhe shije) si dhe hapësirë për “ErgoTerapi” janë vënë në shfrytëzim në “BluePuzzle” në Gostivar, njofton Gostivari Sot.

Hapësirat janë adaptuar dhe përgatitur nga ekspertë të Turqisë.

“Shërbimi cilësor me ekspertë të fushës, mjetet e konkretizimit më të avancuara në fushën e integrimit shqisor si dhe ofrimi i shërbimeve falas për fëmijët me çrregullim të spektrit autik e bën BluePuzzle North-Macedonia unik në fushën e vet”, thonë nga BluePuzzle North-Macedonia.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2022 22:51 Updated