Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Top Lajme
  • Bilanci nga tërmeti, 25 të vdekur në Turqi dhe 2 në Greqi

Bilanci nga tërmeti, 25 të vdekur në Turqi dhe 2 në Greqi

Të paktën 27 njerëz u vranë në Turqi dhe Greqi kur një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje të Premten pasdite, duke bërë që ndërtesa të tëra të shembën dhe duke shkaktuar atë që autoritetet e kanë quajtur “mini tsunami”.

Zyrtarët thanë se 25 njerëz mbetën të vrarë në zonat bregdetare në perëndim të Turqisë, ndërsa dy adoleshentë – një djalë dhe një vajzë – vdiqën në ishullin grek të Samos pasi u shemb një mur mbi ta.

Në Turqi, të paktën 20 ndërtesa vetëm në qytetin e Izmirit u shkatërruan, tha Kryetari i Bashkisë Tunc Soyer për CNN Turk. Imazhet treguan automjete të shtypura nën ndërtesa dhe njerëz që gërmonin nëpër rrënoja në kërkim të të mbijetuarve.

Të paktën 804 njerëz janë plagosur në Turqi, tha agjencia e katastrofave e vendit. Dhjetra u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit duke përdorur fadroma dhe helikopterë për të kërkuar të mbijetuarit.

Një total prej 196 tronditjesh janë regjistruar, 23 prej të cilave ishin me madhësi 4.0, shtoi agjencia. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 17 ndërtesa, katër prej të cilave janë shembur, tha Murat Kurum, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë.

Continue Reading

Previous: Ndërron jetë këngëtari Ali Imeri
Next: BDI – Gostivar me vlerësim për qeverisjen e Arben Taravarit

Të ngjashme

auto_Era-e-cigares-770x433-1-696x391-11615067054 Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

IMG_06032021_181948_800_x_450_pixel Kombinimi në trend i bluzave ‘oversize’ dhe çizmeve të gjata që ‘fiksoi’ të famshmit

Kombinimi në trend i bluzave ‘oversize’ dhe çizmeve të gjata që ‘fiksoi’ të famshmit

pasaporta Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.