Bie nga shkallët dhe pëson lëndime në shpinë
Dje (17-qershor) në ora 17.00, në SPB Tetovë është denoncuar se duke kryer punime të caktuara në rrjetin elektrik në Negotinë të Pollogut, 50-vjeçari S.S. nga Shkupi, është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar lëndime në shpinë.
I lënduari për ndihmë mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat” në Gostivar,
kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Njësisë për punë të brendshme Gostivar.