Benjamin Imeri me 29 korrik ndan ringun me serbin Aleksandër Kuvaç në Sheshin Iliria!

Driton Zenku
By Driton Zenku 21 Korrik, 2023 11:57 Updated

Benjamin Imeri me 29 korrik ndan ringun me serbin Aleksandër Kuvaç në Sheshin Iliria!

Boksieri Benjamin Imeri nga Gostivar do të ketë ndeshjen e tretë në boksin profesionist, ndeshje kjo që do të jetë vendimtare për hapat e tij të rradhës në boksin profesional, njofton Gostivari Sot.

Kundërshtar në ring do të ketë Aleksandër Kuvaç, bokser i moshës 37 vjecare nga Serbia. Gara do të jetë e vështirë pasi kundërshtari ka përvojë të gjatë në këtë sport nga dhe viti 2014 garon si boksier profesionist.

Por Imeri nga Gostivari shprehet që është gati për ring dhe se këtë ndeshje e ka pritur dhe ka bërë përgatitje të bollshme për të dalur përballë kundërshtarit.

Ndeshja do të zhvillohet në sheshin Iliria në Tetovë me datë 29 korrik të këtij viti. Gostivari Sot

Driton Zenku
By Driton Zenku 21 Korrik, 2023 11:57 Updated