BE, info-sesione mbi Mekanizmin e Qëndrueshmërisë Civile të BE-së për Organizatat e Shoqërisë Civile

Driton Zenku
By Driton Zenku 3 Tetor, 2022 10:22

Shtatë info-sesione rajonale do të organizohen mbi Mekanizmin e Qëndrueshmërisë Civile të BE-së
në vende të ndryshme në gjysmën e parë të tetorit 2022. Këto ngjarje synojnë të informojnë
organizatat dhe të paraqesin më në detaje thirrjen për propozime.

“Bashkimi Evropian ofron 900,000 euro për të mbështetur organizatat e vogla lokale. Kjo mbështetje
e BE-së do të forcojë kapacitetet e organizatave bazë dhe do t’u mundësojë atyre të zbatojnë me
sukses veprimet e tyre për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave në komunitetet e tyre” – deklaroi znj.
Zinta Miezaine, Udhëheqëse e Ekipit të projektit të financuar nga BE-ja “Asistencë Teknike për
përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë
së Veriut” në kuadër të të cilit u publikua kjo thirrje.

Info-sesionet do të zhvillohen me orarin e mëposhtëm:

Data dhe ora Vendndodhja
04.10.2022, 11-14:00 Hotel Epinal, Manastir
05.10.2022, 10-13:00 Hotel City Palace, Ohër
05.10.2022, 17-20:00 Hotel Gili, Gostivar
07.10.2022, 10-13:00 Hotel Vila Park, Strumicë
07.10.2022, 17-20:00 Hotel Feni, Kavadar
10.10.2022, 10-13:00 Restaurant Gracija, Kumanovë
10.10.2022, 17-20:00 Hotel City Inn, Koçan

Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile është një mbështetje në natyrë për organizatat e shoqërisë
civile e lansuar më 29 shtator dhe do të jetë e hapur deri më 15 nëntor 2022 në orën 17:00 (koha
lokale).

Asistenca teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në
Republikën e Maqedonisë së Veriut është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga
CPM Consulting International.

Driton Zenku
By Driton Zenku 3 Tetor, 2022 10:22