BE e pakënaqur, Shkupi nuk bën reformat antikorrupsion

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Prill, 2023 21:30

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer në takimin e sotëm me zv. kryeministrin Sllavica Gërkovska u shpreh se lufta kundër korrupsionit është thelbi i procesit të zgjerimit të BE-së.

Në takim u shqyrtua përparimi në lidhje me përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian në luftën kundër korrupsionit.

Geer theksoi se Raporti për Maqedoninë e Veriut në tetorin e kaluar siguron udhëzime se çfarë duhet të bëhet dhe cilët janë prioritetet, por deri tani, sipas tij, ende shumë pak është arritur.

“Komisioni Antikorrupsion dhe Enti Shtetëror i Revizionit bëjnë punë të rëndësishme, por rekomandimet nga këto organe në raste konkrete, shpesh herë nuk veprohet. Gjithashtu, zbatimi i tyre në Strategjinë nacionale për luftën kundër korrupsonit mbetet jo e mirë dhe paraqet vetëm 10% sipas raportit të vitit të kaluar të Komisionit Antikorrupsion”, u shpreh Geer.

Sipas tij, nevojitet avancim në forcimin e kornizës ligjore të Komisionit Antikorrupsion dhe se Qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkërisht.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Prill, 2023 21:30