BE do të akordojë 8 milion euro për Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell u takua sot me Zëvendës Kryeministrin Nikolla Dimitrov dhe Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, përcjell FLAKA.
Nga zyra e Borel, për TV 24 thonë:
“Nënkryetari i Komisionit Evropian Borrell, Zëvendës Kryeministri Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Osmani diskutuan gjithashtu mbi partneritetin e privilegjuar midis BE dhe Ballkanit Perëndimor në trajtimin e sfidave që lidhen me pandeminë COVID-19, përfshirë mundësinë e vaksinave. BE ka vënë në dispozicion 70 milion euro, nga të cilat 8 milion euro do të ndahen për Maqedoninë e Veriut, për të mbuluar kostot e disa dozave dhe për të blerë pajisjet e nevojshme të vaksinimit”. FLAKA